Duket se problemet mes Jose Mourinhos dhe sulmuesit Anthony Martial tashmë i takojnë së kaluarës. Sulmuesi francez do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester United, ku do të nënshkruajë kontratë të re pesë vjeçare, raporton ‘The Times’. 22 vjeçari në sezonin e fundit nuk ka kaluar periudhë të mirë te United nën drejtimin e Jose Mourinhos, ku e ka kundërshtuar haptas për skemat e tij, dhe lënien në bankën e rezervistëve në pjesën më të madhe të sezonit. Por, gjitha këto nuk kanë paraqitur problem për Martial, që ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës nga ‘Old Trafford’./Lajmi.net/