Parashihet të ky projekt të kryhet brenda këtij viti.
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMHP), Ferat Shala, nënshkruan sot marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e rregullimit të lumit Nerodime. Në të vërtetë, marrëveshja obligon MMPH-në që ta financojë projektin në shumë të tërësishme prej 60 mijë eurosh, ndërsa Komunën e Ferizajt që të financojë çdo obligim shtesë që mund të dalë mbi këtë shumë, si dhe të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projektit. Sipas marrëveshjes, Komuna duhet të ndërmarrë të gjitha masat që projekti të përfundojë brenda vitit buxhetor 2016.