Ferizaj

Marrëveshje për përmirësimin e kushteve të Komunitetit Rom, Ashanli dhe Egjiptian

By FerizajPress

May 03, 2017

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe OJQ VORAE, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për investimin e 70 mijë eurove në përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve rom, ashkanlinj dhe egjiptian, si dhe grupeve të tjera të cënueshme në Kosovë. Nga kjo shumë OJQ VORAE do të investojë 40 mijë, kurse komuna e Ferizajt – 30 mijë euro. Ky projekt pritet të realizohet brenda një viti.