Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Fërizaj (USHAF), ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen për përpunimin e drurit “Bungu” në Gjilan, e cila është e specializuar në fushën e Arkitekturës së Enterierit, Dizajnit të Mobileve dhe Teknologjisë së Drurit.
Marrëveshja ka për qëllim që t’iu mundësojë studentëve të USHAF kryerjen e mësimit praktik, pra ka të bëjë me lidhshmërinë e mësimnxënies teorike me punën praktike, për arritje më të mëdha të studentëve në profesionin e tyre të së ardhmes, në të mirë të zhvillimit ekonomik.