Sport

Marramendëse, ja sa njerëz pritet ta shikojnë sonte El Clasicon

By FerizajPress

April 02, 2016

Pak orë na ndajnë nga ndeshja më e madhe në futboll ajo mes Barcelonës dhe Real Madridit.

El Clasico është një ndeshje që shikohet nga të gjithë, edhe nga ata të cilët nuk janë ndjekës të futbollit.

Kjo ndeshje pritet të shikohet nga 600 milionë njerëz dhe kjo sfidë do të transmetohet drejtpërdrejt në 184 vende të botës.

Aktualisht Barcelona është dhjetë pikë para Realit në La Liga dhe një fitore nga katalunasit do t’i shuante shpresat e Los Blancos për titull. /Telegrafi/