Sport

Marotta zbulon të ardhmen e Higuain

By FerizajPress

July 27, 2018

Skuadra e Juventus pas ardhjes së Cristiano Ronaldos duket se është e mbingarkuar dhe këtë e ka pohuar edhe vetë Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giuseppe Marotta. Marotta ka folur edhe për të ardhmen e Higuain që është shumë pranë largimit nga Juventus. Megjithatë, Marotta ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete nga Chelsea dhe Milani. “Nuk do ta mohoj se me ardhjen e Cristiano Ronaldos, tani kemi një skuadër që është e mbingarkuar në repartin e sulmit. Do t’i vlerësojmë gjërat me Higuanin, por asgjë konkrete nuk ka ardhur nga Chelsea apo Milani”, ka thënë Marotta, transmeton “Albeu”. “Ai është ende një lojtar i rëndësishëm për ne. Natyrisht, tani do të ketë më shumë konkurrencë, por ai është një profesionist dhe ne jemi duke e diskutuar të ardhmen e tij së bashku me përfaqësuesit e tij. Kemi respekt të madh për të” ka përfunduar Marotta.