Lajme

Marko Gjuriq nesër viziton flotacionin e Trepçës në Leposaviq

By FerizajPress

October 31, 2016

“Gjuriq do të bisedojë me udhëheqjen, përfaqësuesit e Sindikatës dhe punëtorët e Trepçës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën, përcjellë lajmi.net.

Kjo është vizita e parë e Gjuriqit në “Trepçë” qëkur Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për Kombinati Trepça, me të cilin ky gjigant është shpallur pasuri nacionale e Kosovës.

Ky ligj është kundërshtuar nga Beogradi zyrtar, mirëpo krerët e shtetit të Kosovës kanë thënë prerazi se për “Trepçën” nuk do të bisedohet me Serbinë, sepse është pasuri e popullit të Kosovës.

Gjuriq vizitën në Trepçë e fillon në orën 15 e 30, ky më pas do të ketë edhe një konferencë për media. /Lajmi.net/

 

.