Ferizaj

Marketit me produkte shqiptare e pa asnjë produkt serb i shtohen klientët

By FerizajPress

November 22, 2018

Pas vendosjes së taksës, interesimi për marketet pa produkte serbe është shtuar edhe më shumë, raporton T7 Produktet serbe ndoshta do të mungojne tash e tutje edhe ne marketet e tjera.

Por në kete qender tregtare ka plot 12 vite qe asnje prodhim i Serbise nuk ka qarkulluar.

Te renditur jane flamujt e produkteve te cilat ata i mbajne. E te gjithe ata flamuj perfaqesojne shtete qe kane pranuar Kosoven.

Menaxheri i plus market ne Ferizaj tregon arsyen pse ka bojkotuar produktet serbe.

Te njejtat arsye i fton t’i kene parasysh edhe te tjetet.

Menaxheri thote se qe nga vendosja e takses interesimi eshte rritur edhe me shume.

Madje konsumatorët vijnë edhe nga qytetet e tjera.

I lumtur se është vendosur taksa, Remzi Bytyqi thotë se shpreson që do të ndërpritet i gjithë bashkëpunimi me Serbinë.

Konsumatorët shprehen shumë pozitiv me këtë bojkot që qendra tregtare ua bën produkteve serbe.

Pronarët thonë se hapësira më e madhe në qendër, i jepet produkteve vendore, e sipas tyre kjo po i motivon edhe prodhuesit nga Kosova.