Ferizaj

Market “Ura” dhuroi 15 pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë

By FerizajPress

April 26, 2020

Në këtë kohë pandemie, bizneset ferizajase kanë dhënë provimin e mbështetjes për qytetarët, ndonëse në të gjitha kohët e vështira e kur kërkonte nevoja, ato ishin solidare me qytetarët. Sot, Marketi “Ura” dhuroi 15 pako ushqimore e higjienike për familjet ferizajase në nevojë. Ky gjest human e solidar, shembull për tu ndjekur meriton falënderimin e vlerësimin e gjithësecilit.

Komuna e Ferizajt, falënderon publikisht donatorin për pakot ushqimore që do t’i shpërndahen familjeve në nevojë në Ferizaj.