Lajme

Mariq: Do ta kemi Asociacionin dhe Komunën e Prilluzhës

By FerizajPress

April 14, 2016

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq ka thënë se do të formohet Komuna e Prilluzhës , njofton Klan Kosova.

Duke folur në një tubim elektoral të partisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Prilluzhë, pos kësaj serbi me pozitë të lartë në Qeverinë e Kosovës iu ka thënë të pranishmëve se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet së shpejti.

Mariq njëherit i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë për Partinë Përparimtare të Serbisë. Nërkaq, Gazeta Blic kishte raportuar se një nga kushtet e Listës Srpska që të votohet Thaçi për president, ishte edhe formimi i komunës së Prilluzhës.