Ferizaj

Marevci: Borxhet milionëshe (40 milion) që i la Svarqa Komunës janë jashtë çdo logjike

By FerizajPress

December 30, 2017

Ferizaj.30.12.2017. Zëdhënësi i komunës së Ferizajt, Selim Marevci, njëherit shef i kabinetit të kryetarit Agim Aliu përmes një shkrimi ka kritikuar udhëheqjen e mëparshme komunale dhe ish kryetarin Muharrem Svarqa për keqmenaxhim dhe borxhe të shumta të cilat i la Komunës së Ferizajt.

Marevci ka thënë se deri sa ishin në opozitë kanë reaguar shumë herë për keqmenaxhim të buxhetit të komunës por sipas tij as që ka mund të mendohet se komuna do të lihet me aq shumë  borxhe, që sipas Marevcit, kalojnë shumën e 40 milion eurove.

Për më tepër Marevci ka thënë se ata të cilët e lanë komunën në këtë gjendje shpreson se do të përgjigjen para gjyqit.

Shkrimi i plotë i Selim Marevci, zëdhënës i Komunës së Ferizajt

 

Për katër vite radhazi nuk u ndalem duke bërë të ditur katrahurën që po bënte ish kryetari Sfarqa me komunën e Ferizajt. Por, pse do ta gjenim komunën në këtë gjendje sinqerisht nuk e kam besuar.

Borxhet milionëshe (40 milion) janë jashtë çdo logjike, por hiq më pak e dhimbshme nuk është edhe keqmenaxhimi extrem me CARITAS-in.

Sinqerisht keqardhje për të gjithë këta punëtorë të cilët ranë preh e Sfarqes dhe grupit të tij, “punësimi” i tyre me merita dhe pa merita, me mito dhe pa mito, me baza partiake e familjare, janë viktimat kryesore.