Reali me shumë vështirësi arriti të marrë një pikë ndaj Las Palmas, ndërsa Bale u ndëshkua me karton të kuq, pas disa fjalëve që ia tha gjyqtarit, pasi ky i fundit e ndëshkoi me karton të verdh.
“Unë nuk jam askush për t’i folur Bales. Unë u flas vetëm fëmijëve të mi. Bale nuk është fëmijë, është mjaft i pjekur për të ditur nëse ka gabuar apo jo”, ka deklaruar Marcelo./Lajmi.net/