Duket se transferimi i Ronaldoste klubi torinez, Juventus nuk është vetëm një thashethem merkatoje. Tahshë është bërë e ditur se edhe presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez, ka rënë dakort që nëse Juventus paguan shumë e duhur Ronaldo do të lirohet. Por së fundmi ky lajm është përforcuar akoma më shumë ku tabloidi Marca ka shpërndarë një foto ku shihet fanella e re e Ronaldos tek klubi i Juventus Fotoja tregon një fanellë të Juventusit ku shkruhej Ronaldo dhe me numrin 7 , duke sugjeruar se Ronaldo do të mbajë përsëri numrin e tij të famshëm. Ky numur në sezonin e kaluar mbahej nga Juan Cuadrado por nëse Ronaldo vjen në klub gjithçka mund të lëviz.