Sport

Maradona: Nëse do të ishte i bardhë, ky futbollist do të luante në Real ose Barcelonë

By FerizajPress

April 26, 2016

Kalidou Koulibaly ka potencial për të luajtur në skuadrat më të mëdha në botë si Real Madrid ose Barcelona, sipas Diego Maradonës.

Diego Maradona beson se Kalidou Koulibaly ka potencial për të luajtur në skuadrat më të mëdha në botë si Real Madrid ose Barcelona.

Mirëpo, ai thekson se mbrojtësi i Napolit penalizohet për shkak të racës së tij.

“Koulibaly është një fenomen, ka qenë futbollisti më i mirë i sezonit të fundit në Serie A”, deklaroi Maradona për mediat italiane, përcjell “Lajmi.net”.

“Nëse do të ishte i bardhë, do të luante në Real Madrid ose Barcelonë. FIFA duhet të bëjë diçka më shumë për racizmin. Është çmenduri të gjobitet një klub me 15 mijë euro kur shpenzojnë miliona e miliona”, u shpreh ai.