Maqedonia pret që Kosova të tërheqë vendimin për rritjen e doganave për pemët dhe perimet të cilat do të futen në Kosovë. Sipas Ministrit të Bujqësisë, Lupço Nikollovski vendimi i djeshëm i palës kosovare është jo i drejtë dhe se pret që këta të fundit të shfuqizojnë zbatimin e kësaj mase. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai nuk ka precizuar nëse Maqedonia do të vendosë kundërmasa.