Lajme

Maqedonia merr ftesën për nisjen e bisedimeve për në NATO

By FerizajPress

July 11, 2018

Në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, Maqedonisë do  t`i bëhet ftesa që t`i nis bisedimet për t`iu bashkuar Aleancës Veri-Atlantike. Në  dokumentin  në të cilin  firmën do ta hedhin sekretari i NATO-së, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e  që e ka siguruar Klan Kosova thuhet se kjo ftesë për anëtarësim në aleancën ushtarake është një arritje e rëndësishme për Maqedoninë për të cilën qytetarët e saj duhet të jenë krenarë. “Anëtarësimi në Aleancë do të sjellë siguri dhe prosperitet për vendin tuaj dhe rajonin euro-atlantik dhe është një shenjë e qartë se dyert e NATO-së mbeten të hapura. Kjo ftesë vjen në kontekstin e arritjes së marrëveshjes historike në mes të Shkupit dhe Athinës lidhur me çështjen e emrit të vendit tuaj.” Mes tjerash në ftesën e bërë nga shefi i NATO-s drejtuar kreut të Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev theksohet se kompromisi për këtë marrëveshje ka qenë i vështirë për të dyja palët, porse është në interes të të dyja vendeve dhe të gjithë rajonit, njofton Klan Kosova. Letrës që e posedon Klan Kosova i është bashkëngjitur edhe një pasqyrë e tërë procesit të Anëtarësimit në NATO. Maqedonisë pikërisht sot i hapet rruga që të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës Veriatlantike.