Lajme

Maqedonia ka një nga ushtritë më të dobëta në botë, ja ku rangohet Shqipëria dhe të tjerët

By FerizajPress

September 03, 2017

Sipas këtij studimi ushtrinë më të fortë në botë e kanë Shtetet e Bashkuara, e dyta në radhitje vjen Rusia, dhe e treta është Kina. Pasojnë Franca, Britania e Madhe, Japonia, Turqia, Gjermania, Egjipti, etj.

Ushtria e rankuar në fund të listës është ajo e shtetit aziatik të Butanit, kurse para saj ndodhen Surinami dhe Sierra Leone.

Në këtë mes ndodhet edhe Maqedonia me ushtrinë më të dobët në rajon dhe më gjerë.

Maqedonia rangohet në vendin e 123-të, ndërsa Kroacia është në vendin e 68-të, Serbia në vendin e 83-të, Shqipëria në vendin e 90-të, ndërsa ushtria sllovene e 114-ta.

Ushtria e Bosnjes është radhitur në vendin e 121-të, ndërsa anëtari më i ri i NATO-s, Mali i Zi, as që është përfshirë në listën e forcave ushtarake. Në listë nuk gjendet as Kosova.

Autorët e analizës morën në konsideratë më shumë se 50 faktorë. Sondazhi vëren se renditja e pjesëmarrësve nuk varet aq shumë nga sasia totale e teknikës ushtarake, sa nga uniformiteti i fuqisë ushtarake të vendit dhe shumëllojshmëria e armëve në dispozicion. Ekspertët nuk morën parasysh armët bërthamore, por forcat bërthamore morën pikë shtesë.

Më shumë informata gjeni në këtë link.