Ferizaj

Maqedoni: Në kufi kosovarëve do u kërkohet test për koronavirus

By FerizajPress

July 08, 2020

Në Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e mbajtur sot nga Komisioni për Sëmundje Infektive ka vendosur që t`i propozojë Qeverisë, që prej ditës së nesërme shtetasit e Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, për të hyrë në Maqedoni, detyrimisht duhet që të posedojnë PCR test negativ për Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë.

Propozimi gjatë ditës së sotme do të dorëzohet në Qeveri, ku edhe pritet të merret vendimi përfundimtar./alsat