Lajme

Maqedoni: Kontra-protestuesit me parulla kundër SHBA-së

By FerizajPress

April 15, 2016

Pasi që u mblodhën protestues kundër presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov, qindra persona mbështetës të VMRO-DPMNE-së të cilët protestojnë para godinës së LSDM-së në Shkup, akuzojnë kreun e partisë opozitare, Zoran Zaev, për tradhti.

Ata brohorasin parulla në mbështetje të kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, si dhe parulla kundër ndërkombëtarëve, konkretisht kundër SHBA-së.

Protestuesit brohorasin, “Askush nuk të mund Nikolla” dhe akuzojnë SHBA-në se ushtron terror mbi Maqedoninë