Maqedonasi shkel me veturë fëmijën 11 vjeçar në Tetovë (Foto)

By FerizajPress

July 13, 2016

Sipas dëshmitarit i cili dëshiron të jetë anonim për TetovaSot thekson se sot, në një aksident që ka ndodhur në ora 16:00 në lagjen Drenovc është shkelur me makinë Agan Avdija 11 vjeçar nga Tetova.

Sipas po të njëjtit dëshmitar i cili ka dërguar edhe fotografitë e aksidentit tek redaksia e portalit TetovaSot, thotë se fëmija është shkelur me dashje nga një maqedonas, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin./tetovasot

.