Lajme

MAPL financon projektin “Ndërtimi i tregut të hapur në Fushë Kosovë”

By FerizajPress

February 10, 2017

Të premten, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit “Ndërtimi i tregut të hapur në Fushë Kosovë”.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për financimin e projekteve kapitale do të vazhdojë edhe me komunat tjera të Kosovës./ Lajmi.net/