Sport

Mandzukic – Man Utd, zbulohet një sekret i verës

By FerizajPress

August 27, 2018

Mario Mandzukic zgjoi interesim nga Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës. “Calciomercato” ka bërë të ditur se sulmuesi kroat refuzoi interesimin nga “Red Devils” për të mbetur në Torino. Mandzukic është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri, përcjell “lajmi.net”. Andaj, ai vendosi të mos largohej nga skuadra kampione nga Serie A. /Lajmi.net/