Lajme

Mandati i kreut të OKB-së drejt përfundimit

By FerizajPress

October 08, 2016

Diplomati i Koresë së Jugut dhe udhëheqësit politik të OKB-së kritikohen për qëndrimin larg qëllimeve të themelimit të OKB-së, posaçërisht për zhgënjimin e popullatës civile të shtypur dhe persekutuar në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Mandati i dytë i Ban Ki-moonit ka kaluar nën ngjarjet e krizës në Siri e cila filloi me shtypjen mizore të protestave paqësore. Sipas të dhënave të OKB-së numri i viktimave në konfliktin në Siri ka kaluar mbi 300 mijë persona. Sipas disa organizatave civile numri i të vdekurve nga lufta në Siri arrin deri në 500-600 mijë.

Siria, tregues i joefikasitetit të OKB-së

Mos gjetja e zgjidhjes për një kohë të gjatë dhe hyrja në luftë e DAESH-it dhe organizatave të tjera terroriste shkaktoi që situata të tejkalojë dimensionet e Sirisë dhe rajonit duke u bë një problem global.

Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara edhe pse kompetencat sekretarit të përgjithshëm të OKB-së janë të kufizuara, përgjegjësia e sekretarit është duke u rritur për shkak të përfaqësimit të identitetit institucional, pritjeve nga sekretari dhe në përgjithësi për shkak të përgjegjësisë historike.

Ban Ki-moon do të konsiderohet si një sekretar i pasuksesshëm për shkak të humbjeve njerëzore në Siri, Irak, Jemen dhe në Sudanin e Jugut. Përveç kësaj, braktisja nga 65 milionë njerëz e shtëpive të tyre dhe numri prej 125 milionë i njerëzve të cilat kanë nevoja humanitare padyshim kanë ndikuar negativisht në autoritetin e Ban Ki-moonit.

Vdekja e qindra mijërave sirianëve dhe ardhja deri në pikën e shpërbërjes së vendit, gjithashtu paraqet një tregues të joefikasitetit të OKB-së. Ban Ki-moon gjatë kësaj periudhe dërgoi tre përfaqësues special për Sirinë, konkretisht Kofi Annan, El-Ahda dhe Staffan de Mistura, por këto përfaqësues dhe diplomacia e OKB-së nuk arritën as sigurimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Halep. /aa/

.