‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 2:1 Leicester Cityn në ‘Old Trafford’. Jose Mourinho e nisi këtë ndeshje me shumë mungesa në formacionin startues, por në fund arriti të marrë pikët e kërkuara. Start më të mirë të kësaj ndeshje nuk kanë mundur ta mendojnë as tifozët e Manchester United, kur Paul Pogba shënoi për 1:0 në minutën e tretë nga penalltia. Vazhdimi i ndeshjes solli lojë të barabartë, ku u shënuan edhe dy gola. Luke Shaw në minutën e 83′, dyfishoi epërsinë për Unitedin. Leicester City ngjalli shpresat kur Jamie Vardy shënoi për 2:1 në minutën e 92′, por kjo ishte e gjitha që bënë mysafirët. Xhiron e ardhshme ‘Djajtë e Kuq’ udhëtojnë për t’u takuar me Brightonin./Lajmi.net/