Sport

Manchester City fiton Superkupën e Anglisë pas fitores ndaj Chelsea

By FerizajPress

August 05, 2018

Skuadra nga ‘Etihad Stadium’ e ka fituar trofeun e parë në prag të fillimit të sezonit të ri. Manchester City ka arritur të mposht 2:0 Chelsean në finalen e Superkupës së Anglisë të zhvilluar në ‘Wembley Stadium’. Të dy golat për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola i ka shënuar sulmuesi Sergio Aguero.

Argjentinasi arriti që golin e parë ta shënoi në minutën e 13’ të ndeshjes, ndërsa golin e dytë në minutën e 58’. Ky është trofeu i pestë i Superkupës për Manchester Cityn./Lajmi.net/