Manchester United tentoi befasinë më të madhe të afatit kalimtar. “Djajtë” kanë shprehur interesim për Kylian Mbappen e PSG-së, përcjellë “Lajmi.net”. Sipas “Mirror”, United ishte gati të bënte një sforco të madhe ekonomike për kampionin e botës. Megjithatë, PSG iu bëri me dije anglezëve se Mbappe është i pashitshëm. /Lajmi.net/