Premier Liga sot ka hapur perdet dhe shou i ligës më të fortë në botë ka filluar me ndeshjen Manchester United – Leicester City. United arriti shumë shpejt te goli pasi që në minutën e dytë u shkaktua penallti nga lojtarët e Leicester. Paul Pogba u tregua i saktë dhe shënoi për 1:0. Luke Shaw në minutën e 83’ shënoi për 2:0. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi sulmuesi Jamie Vardy në minutën e 92’. Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/