Sulmi ndaj të birit e ka irrituar babain e djaloshit, ani pse ai e ka pranuar për Klan Kosovën se 15 vjeçari nuk është djalë i rehatshëm.
Dhunën nga mësimdhënësi e ka dënuar edhe drejtori i shkollës, por ky ka thënë se nxënësi është goxha problematik.
Por arsimtari, Xhemajli Begaj, i cili nuk pranoi të flas para kamerës, i tha Klan Kosovës se nuk e ka sulmuar djaloshin por vetëm i ka vendosur dorën në qafë.
Për rastin në fjalë ka intervenuar edhe policia, derisa komandanti i stacioni të Malishevës, Halil Morina i ka thënë Klan Kosovës nëpërmjet telefonit, se në bazë të lëndimeve rasti është cilësuar si sulm./klankosova/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=61VZ03LH81g?feature=oembed]