Lajme

Malishevë, digjet stalla me 5 lopë

By FerizajPress

April 24, 2016

Pesë lopë janë djegur në një stallë në fshatin Plloqicë të komunës së Malishevës, pas momentit kur edhe stalla në fjalë e bagëtive ishte përfshirë nga zjarri.

Stalla së bashku me ushqimin e bagëtive janë djegur tërësisht dhe pos dëmeve materiale Policia nuk raporton për të lënduar.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti është duke u hetuar si dhe policia rastin e ka cilësuar si zjarrvënie./Insajderi.com