Lajme

Mali i Zi tërheq nga tregu fjalorin me të cilin shqiptarët u ndjen të ofenduar

By FerizajPress

September 23, 2016

Fjalori, i cili ka dalë në treg në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi në muajin maj, ka shkaktuar reagime të ashpra nga disa parti shqiptare dhe boshnjake për shkak të disa fjalëve “diskriminuese dhe fyese” për popullin shqiptar dhe boshnjak.

Niko Martinoviq, sekretar i Departamentit të Shkencave Humane në Mal të Zi, që funksionon në kuadër të Akademisë, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se “tërheqja është mënyra e duhur për të tejkaluar një gjendje irrituese për të dyja palët”.

Përfaqësuesit e partive shqiptare patën thënë se me shpjegimin e disa nocioneve në fjalor, shqiptarët janë paraqitur si agresorë, dhe patën kërkuar tërheqjen e fjalorit.

Vendimi për tërheqje vjen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi, që do të mbahen më 16 tetor.