Lajme

Mali i Zi, nga sot fjalimet e deputetëve në Parlament edhe në shqip

By FerizajPress

July 18, 2016

Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe.

Nga sot në Parlamentin e Malit të Zi, deputetët shqiptarë do të mund që fjalimet e tyre ti mbajnë edhe në gjuhën shqipe, ka njoftuar kryetari i shtëpisë ligjvënëse Darko Pajoviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Një mundësi të tillë më herët e paralajmëroi kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili një javë më herët qëndroi për vizitë zyrtare në Podgoricë.

Atëherë, fjalimin e mbajti në shqip, ndërkohë që Pajoviç për vendimin e fundit tha se është një pilot projekt.

“Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo është arsyeja përse keni kufje para vetes”, u tha Pajoviç deputetëve.