Lajme

Mali i Zi ende i pezmatuar me gjestin e VV-së, mund ta “shtyjë” kërkesën për liberalizmin e vizave

By FerizajPress

November 15, 2016

E përditshmja më e madhe malazeze “Vijesti” shkruan se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se demarkacioni nuk është çështje problematike në raportet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton lajmi.net.

“Marrëveshja për demarkimin e kufijve nuk po pranohet për më shumë se një vit nga opozita në Kosovë, e cila thotë se Mali i Zi e ka dëmtuar Kosovën për 8 mijë e 200 hektarë”, shkruan “Vijesti”.

Gazeta malazeze tutje shkruan se “problematike” në kërkesën e Malit të Zi drejtuar BE-së që Kosovës t’i hiqet si kusht demarkacioni në marrjen e liberalizimit të vizave, është incidenti i ndodhur në korrik.

Në korrik të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje, sipas “Vijestit” kishte hyrë në territorin e Malit të Zi dhe e kishte vendosur tabelën “Republika e Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane kah fundi i korrikut i ka dërguar notë proteste Kosovës pasi që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje hynë në territorin e Kosovës dhe vendosen tabelën ‘Republika e Kosovës’”, shkruan “Vijesti”. /Lajmi.net/

.