Barcelona është mundur 2:4 nga Roma në ndeshjen e vlefshme për turneun ‘International Champions Cup’. Njërin nga dy golat për Barcën në këtë ndeshje e shënoi transferimi i ri i ardhur nga Bordeaux, Malcom. 21 vjeçari brazilian, ka gjetur golin në debutim te Barcelona, dhe atë kundër skuadrës me të cilën kishte një marrëveshje, Romës./Lajmi.net/