Sport

Malcom flet për herë të parë si lojtar i Barcelonës

By FerizajPress

July 26, 2018

21 vjeçari dy ditë më parë kompletoi një transferim sensacional te Barcelona, edhe pse paraprakisht Bordoaux kishte arritur marrëveshje me Romën. Edhe pse pala franceze zyrtarizoi marrëveshjen me Romën, duke se një telefonatë në momentet e fundit ndryshoi gjithë këtë histori. E kalimin te Barcelona, Malcom e cilëson një ëndërr të realizuar. Këtë ai e ka thënë gjatë prezantimit si lojtar ‘Blaugrana’. “Jam i lumtur që jam këtu. Është ëndërr. Është një sfidë e madhe për mua, shpresoj të kem sa më shumë gëzime”, ka thënë Malcom./Lajmi.net/