“Suksesi i DPS-it është shumë i veçantë për orientimin euro-atlantik të Mali të Zi. Megjithë presionet e deritashme të nacionalistëve malazezë dhe serbë të paguar me para ruse, qytetarët e Mali të Zi nuk lejuan që edhe Mali i Zi të kthehet në vitet e 90-ta, të kthehet i tërë Mali i Zi”, thuhet në urimin e liderit të LDP-së, Çedomir Jovanoviq, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare janë konfirmim se në Mal të Zi ka fituar solidariteti, kurse janë mposhtur “vikend terroristët” dhe nikoqirët e tyre të paguar.
Gjatë zgjedhjeve të Mal të Zi ishin arrestuar 20 shtetas serbë, të prirë nga ish komandanti i xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq, të cilët synonin terrorizimin e Malit të Zi dhe kidnapimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq. /Lajmi.net/
.