Makina tip Volkswagen Passat ka qenë duke ecur me shpejtësi në Bulevardin Zhan D’ark, kur një biçikletë i ka prerë rrugën. Për të evituar përplasjen, drejtuesi i mjetit është shmangur por nuk ka mundur të frenojë. Siç shihet nga foto, makina ka përfunduar në Lanë, poshtë urës, në krah të Ministrisë së Mjedisit.