Lajme

Makina aksidenton për vdekje kalimtarin, ndalohet shoferi

By FerizajPress

April 05, 2016

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari u shënua këtë të martë në fshatin Tapizë në Tiranë. Sipas informacioneve të para në lidhje me ngjarjen, personi ende i paidentifikuar, ka tentuar të kalojë rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur është përplasur për vdekje nga një makinë.

Policia e mbërritur në vendngjarje bëri të mundur shoqërimin e drejtuesit të makinës, për ta marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.