Sport

Majlinda Kelmendi ‘pushton’ Rusinë, fiton të artë në Evropian

By FerizajPress

April 21, 2016

Majlinda Kelmendi ka ‘pushtuar’ Rusinë.

Kampionia e botës, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Rusi.

Krenaria e sportit tonë, ka fituar përballjen finale kundër Priscilla Gneto, duke rrëmbyer medaljen e artë, dhe duke bërë krenar gjithë popullin shqiptar.

Xhudistja pejanë tregoi performancë të shkëlqyer në këtë eveniment te madh sportive, duke dëshmuar edhe një herë se është numër një në këtë sport.

Majlinda xhiron e parë e kaloi pa luftë, në të dytën e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova, në xhiron e tretë xhudistja jonë ishte më e mirë se izraelitja Roni Schëartz, ndërkaq në gjysmëfinale mundi francezen Euranie Annabelle.