Sport

Majlinda Kelmendi kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

By FerizajPress

April 21, 2016

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Pas eliminimit të Distria Krasniqit dhe Akil Gjakovës, Majlinda Kelmendi i ka sjell një lajm të mirë Kosovës.

Kampionia e Botës dhe Evropës në xhudo ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Rusi.

Ajo, në kategorinë deri në 52 kilogram, ka mposhtur izraeliten Roni Schwartz.

Në gjysmëfinale pejania pret fituesin e duelit Anabele Euranie – Evelyne Tschopp.