Lajme

Majlinda Kelmendi kualifikohet në gjysmëfinale pasi mundi japonezen

By FerizajPress

August 26, 2019

Majlinda Kelmendi ka fituar në çerekfinale të kampionatit botëror në Tokio ndaj xhudistes japoneze Ai Shishime, nga e cila ishte mposhtur në botërorin e 2017-ës.

Kampionia Olimpike u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret kampionia e tanishme e botës, Uta Abe, me të cilën do të përballet për herë të parë.

Majlinda Kelmendi shënoi sot në Tokio dy fitore, ndërsa një e kaloi pa luftë, për t’u kualifikuar në çerekfinale, në një konkurrencë tejet të fortë.

Kelmendi në raundin e dytë mposhti Lux Olvera të Meksikës, ndërsa në raundin e tretë polaken, Agata Perenc.