Sport

Majlinda Kelmendi dhe flamuri i Kosovës. Kroatët tallen me serbët

By FerizajPress

April 22, 2016

Është media e këtij vendi, ‘Index.hr’, që shkruan për “tradhtinë” që Rusia iu bëri vëllezërve serb. ‘Index.hr’ i ka kushtuar vëmendjen shkrimit të portalit serb ‘Kurir’, ku shkruhet se: “Vëllezërit rusë ua ngulën thikën pas shpine, teksa ushtarët përshëndeten flamurin e Kosovës së Thaçit”.

“Majlinda Kelmendi e Kosovës u bë kampione evropiane në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Rusi. Ky ishte një nder i madh për anëtarin më të ri të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, por jo të gjithë ishin të kënaqur që himni tyre u intonua në Rusi”, shkruan ‘Index.hr’, transmeton Indeksonline.

Përndryshe titulli i ‘Kurir.rs’ në lajmin për Kosovën ishte ky: “Vëllezërit rusë na ngulën thikën pas shpine, ushtarët përshëndeten flamurin e Kosovës së Thaçit”.