Sport

Majlinda fiton medaljen e artë në Abu Dhabi

By FerizajPress

October 24, 2019

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Ajo në finale mposhti italianen Giuffrida pas një dueli maratonik.

Kampionia Olimpike (-52 kg) mposhti me Ipoon italianen Odette Giuffrida, pas një luftë të ashpër që zgjati rreth 10 minuta. Italianen e kishte mundur edhe në finalen e Lojërave Olimpike Rio 2016.

Në përgjithësi, Majlinda fitoi pesë luftëra, të cilat i sjellin edhe 1 mijë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Majlinda mposhti në gjysmëfinale Chelsie Gilesin e Britanisë së Madhe me ç’rast siguroi medalje. Ky triumf është shumë i rëndësishëm dhe i siguron pikë Kelmendit për lojërat olimpike./