Lajme

Macron paralajmëron BE’në: Reformohu ose përballesh me ‘Frexit’

By FerizajPress

May 02, 2017

Macron tha për “BBC”-në se Bashkimi Europian duhet të reformohet, në të kundërt do të përballet me mundësinë e një shkëputjeje të Francës.

“Unë jam një proeuropian. E kam mbështetur vazhdimisht gjatë fushatës idenë europiane, sepse besoj që është tejet e rëndësishme për popullin francez dhe për vendin që zë kombi ynë në raport me globalizimin. Problemi është se gati gjysma e Francës është e zemëruar me idenë europiane. Ne duhet t’ia vëmë veshin popullit, duhet ta marrim në konsideratë pakënaqësinë e tij. Ndaj them se mandati im do të lidhet njëkohësisht me reformimin e thellë të BE-së dhe projektit tonë europian”, tha Macron.

Zgjedhësit francezë u drejtohen të dielën qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku gjenden përballë njëri-tjetrit dy fituesit e raundit të parë, Macron dhe Le Pen. Kjo e fundit po shfrytëzon ndjenjat kundër bllokut, e ka premtuar një referendum mbi anëtarësimin e vendit në BE, përcjell TCh.

Me zotimin të rimarrë kontrollin e kufijve e të grushtojë ashpër emigracionin, Le Pen fitoi mbështetje të madhe në zonat rurale e ato ish-industriale. Macron vazhdon, megjithatë, të kryesojë në sondazhe me 20 pikë përqindjeje.