Ferizaj

LVV në Ferizaj shënon ditën e fëmijëve me përurimin e muralit

By FerizajPress

June 01, 2016

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj ,  Ditën ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve e ka shënuar me përurimin e një murali i punuar nga aktivistët e këtij subjekti politik.

Në kopshtin  e fëmijëve mes kompleksit  të ndërtesave të Vizionit, aktivistët e LVV-së   kanë  bërë murale të cilat u përshtaten natyrës së fëmijëve të cilët edhe janë frekuentuesit e kësaj pjese.

Ishte kjo një ide e  disa të rinjve piktorë  të cilët përmes këtij aktiviteti   u ofruan komunitetit dhe fëmijëve të kësaj pjese një ambient më të mirë.

Njëri nga  të rinjtë,Drilon Haxhijaj, të cilët e bënë këtë mural  tha se këtë punim e kanë bërë  për shërbim të komunitetit.

“Jemi një grup i të rinjve  të cilët kemi kryer një kurs tek profesori Emrush Xhemajli  dhe kemi dashtë ti ofrojmë së pari komunitetit  dhe banorëve të këtij komuniteti” tha Haxhijaj.

Por për këtë  kishte kontribuuar edhe profesori Emrush Xhemajli i cili tha se gjatë kësaj kohe ka përcjellë punën e tyre dhe ka udhëzuar    se çka do të ishte  me  e mirë për fëmijët të cilëve edhe u dedikohet ky mural.