Ferizaj. 06.10.2016. Lëvizja Vetëvendosje, nënkomiteti për shëndetësi, në një konference për gazetarë sërish ka ngritur problemin e punëtorëve shëndetësor të punësuar përmes kontratës ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosova.
Dr Shyqeri Hyseni ,përgjegjës për shëndetësi pran këtij subjekti politik ka kritikuar qeverinë komunale se përmes kësaj kontrate me Caritas Kosova në projektin “Ngritja e kujdesit shëndetësor shtëpiak” ka punësuar një numër aq të madh të stafit që do të ishte I mjaftueshëm edhe për gjithë Kosovën.
“Dihet se edhe mjekësia e përgjithshme po edhe ajo familjare e kanë në strategjinë e tyre shërbimet shëndetësore shtëpiake dhe e kanë implementuar atë por numri aq i madh i punëtorëve shëndetësorë mund ti përgjigjet një QKMF-je të destinuar vetëm për këtë qëllim do të mjaftonte për tërë Kosovën” tha Hyseni.
Por këtë Hyseni a ka cilësuar vetëm si një veprim për punësime klienteliste, familjare dhe partiake dhe pa arsye as ekonomike e as profesionale.
“Pagesa për Caritas është bërë nga investimet kapitale gjë që e ka vërtetuar edhe auditori,për të cilën thuhet se komuna posedon evidencë të pjesërishme. A nuk është ky keqmenaxhim dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.A nuk janë ato para nga mundi dhe djersa e taksapagueseve të lodhur.Cila është përgjegjësia e kryetarit?” ka thënë m këtë rast Hyseni.
Rritjen e numrit të punëtorëve Hyseni e ka thënë se nuk ka sjellë cilësi (hiq punëtorët shëndetësorë mjek) të cilat në raste të veçanta kanë sjellë edhe tollovi.
Hyseni bëri të ditur se një numër i këtyre punëtorëve nuk kanë marrë as pagat për vitin 2015 si dhe nga dy paga për këtë vit të cilat nuk I ka marrë askush nga ky projekt.
“Auditori gjenë edhe gabime të shumta te pagesat e punëtorëve gjatë pushimit të lehonisë të cilat janë paguar herë më shumë e herë më pak.Në 13 dosje mungojnë kopjet e dokumenteve për identifikim, vlerësim vjetor të performancës, ndërsa në dy raste mungojnë diplomat” tha Hyseni.
“Bëjmë thirrje te kryetari që të reflektoi dhe të gjej donacione e të paguaj pagat, të i mbajë në punë këta punëtor dhe të I shpërndajë sipas nevojës.
Hyseni në fund të kësaj konference ka bërë thirrje që të reflektojnë edhe prokuroria e shtetit por edhe tek punëtorët që të ngritin zërin dhe të bëhen të gjallë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Marrëveshja ndërmjet Komunës dhe Caritas Kosova ishte një projekt njëvjeçar ku sipas para-llogarive ishin planifikuar të ndaheshin 410 mijë euro. Sipas një llogarie kjo shumë i bie që vetëm për pagat e vitit 2015 do të ishte e mjaftueshme. Por për çudi tani kërkohet me çdo kusht nga të dyja palët (pozitë dhe opozitë) që kjo të vazhdoi. Se si do të gjenden mënyrat për vazhdimin e këtij projekti pritet të shihet në të ardhmen.