Lajme

LVV: Kërkesat e punëtorëve të larguar të KEDS-it janë të drejta.

By FerizajPress

October 07, 2016

Përjashtimi i 95 punëtorëve të KEDS-it nga vendet e punës këtë, si dhe trendi i përjashtimit të punëtorëve nga kjo ndërmarrje është i papranueshëm. Ky largim kolektiv i punëtorëve është jashtëzakonisht i dëmshëm për shoqërinë tonë dhe ekonominë. Punëtorët e larguar nga KEDS-i sot pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur edhe në Kuvendin e Kosovës. Ata janë pritur nga deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Donika Kadaj dhe Faton Topalli.

“Tash janë larguar 95 punëtorë, 75 të tjerë ishin larguar në maj dhe 160 brenda një viti përmes presioneve e shantazheve. Këto janë pasojat aktuale të privatizimit, por jo të fundit. Diku rreth 332 brenda vitit”, ka thënë deputeti Topalli. Me largimet nga puna, shpërfillet fakti se punëtorët kanë të drejta, por ata janë ranguar në listën e aseteve të ndërmarrjes, pas privatizimit.

“Ashtu siç jemi bashkë në këtë protestë ne do të vazhdojmë të jemi bashkë me ju edhe në protestat e rradhës dhe sot këtë çështje do ta trajtojmë edhe në parlament dhe nuk do të ndalemi derisa kjo padrejtësi të korrigjohet”, tha Kadaj.