Ferizaj

LVV  akuzon kryetarin e Ferizajt për gjendjen e rrugëve

By FerizajPress

January 05, 2017

Pas reshjeve të sotme të borës Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryetarin e Ferizajat për gjendjen rrugëve të papastruara në qytet.

“Ne, si Levizja Vetëvendosje! qendra në Ferizaj jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me gjendjen e rrugëve të papastruara në qytetin tonë. Ne i bëjmë thirrje kryetarit Sfarqa që urgjentisht të fillojë pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në mënyrë që qytetarët e Ferizajt të mos pësojnë nga neglizhenca e juaj. Fakti që kemi një kompani publike si “Pastërtia” me një numër punëtorësh të mbingarkuar me militantë politikë është e pritshme se do të kemi nivel të ulët të gatishmërisë. Duke e pasur parasysh faktin që komuna e Ferizajt ka kontraktuar edhe kompani private për të ndimuar në pastrimin e rrugëve dhe ne përsëri përballemi me rrugë që janë të papastruara dhe të rrezikshme. Ne përsëri i bëjmë thirrje kryetarit Sfarqa që ta marrë seriozisht pastrimin e rrugëve sepse është në pyetje jeta e qytetarëve tanë. Poashtu edhe sheshi i qytetit është i papastruar dhe pjesa më e madhe e rrugëve gjenden në gjendje të njejtë”  thuhet në komunikatë e lëshuar nga Nënkomiteti për infrastrukturë  të Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Ferizaj .

Në anën tjetër pëfaqësues të kompanisë “Pastërtia” thonë se ekipet e tyre që nga orët e mëngjesit janë në teren dhe po punojnë në largimin e borës nga rrugët dhe sheshi i qytetit por reshjet e vazhdueshme po bëjnë që ende të ketë veshtirësi.