Lajme

Lutfi Haziri: Hykmete Bajrami nuk është faktor, Isa Mustafa mund ta prish koalicionin

By FerizajPress

July 12, 2016

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka qenë shumë i rreptë me deklaratën e Hykemete Bajramit, ministres së Tregtisë dhe Industrisë që deklaroi se do ta prishin koalicionin me PDK-në nëse nuk ia votojnë ligjin për investime.

Haziri ka thënë për Indeksonline se Bajrami nuk është faktor që vendos për koalicionin, por është Isa Mustafa.

“Hykemtja nuk është faktor që vendos për atë punë. Ai që e ka bërë e prish koalicionin, Isa Mustafa është ai që e prish koalicionin”, ka thënë Haziri shkurt për Indeksonline.

Ndërsa Indeksonline ka provuar ta marr edhe një qëndrim të PDK-së, por nuk ka pranuar askush të flas nga nënkryetarët dhe as nga deputetët.