Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Adem Grabovci, kanë ndarë librezat për anëtarët më të ri PDK-së.
Në këtë aktivitet partiak ka qenë e pranishme edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është në proces të brendshëm zgjedhor.
Kjo parti, ka përfunduar zgjedhjet brenda Rinisë Demokratike dhe tani pritet të zhvillohen në Forumin e Gruas Demokratike dhe tek strukturat drejtuese, degë dhe nivel qendror.