Kryetari Abdixhiku së bashku me kandidaten për kryetare të Ferizajt Sibel Halimin, u takuan me qytetarët e Gremës. Ku morrën përkrahje të madhe nga kjo pjesë.
Ata vizitën e vazhduan edhe tek të rinjtë ku znj. Halimi shpalosi programin e saj për të rinjtë.
Postimi i plotë:
Çfarë pritje në Greme ❤️
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku na nderojë me vizitën e tij.
Ndalesa e parë me kryetarin Abdixhiku ishte mobileria “Labi” në Greme për të vazhduar te “Profil Star”.
Së bashku me kryetarin Abdixhiku shpalosëm programin tonë qeverisës për zhvillimin e Gremës, Gaçkës, Doganjave dhe Zaskokut.
Gremja tashmë është përcaktuar për qeverisje të mirë, menaxhim dhe ekspertizë adekuate. Gremja nuk do të lejojë që për teket e partive politike të mbesin fëmijët pa çerdhe.
Gremja si fshat i bizneseve nuk e meriton ta ketë këtë neglizhencë nga institucionet lokale. Gremja meriton çerdhe moderne, subvencionim të bizneseve dhe qeverisje të mirë. Gremja e meriton ✅
Ndalesa e fundit por jo për nga rëndësia ishte tek të rinjtë.
Të rinjtë janë e sotmja. Ata meritojnë trajtim meritorë. Të rinjtë do të jenë pjesë e të gjitha proceseve vendimmarrës. Nuk do të lejojmë më që rinia të shfrytëzohet vetëm për qëllime elektorale.
Objekti i shkollës “Ismail Qemali” e qendra e kulturës do t’i rikthehet rinisë, si mundësi për zhvillimin e aktiviteteve rinore.
Rinia e meriton ❤️
#Ferizajemeriton
#LDK160